Jeta me 48 vjecarin Fiqiri Kodra nga Katundi i Ri i Elbasanit nuk është treguar aspak e lehtë. Ai dhe 5-anëtarët e tjerë të familjes u duhet të jetojnë në këtë banesë të zymtë, ku mungesa e kanalizimeve bën që sa herë të ketë reshje uji ti hyjë në shtëpi.
Në pamundësi ekonomike për të ndërhyrë jeton në këto kushte. Por sikur të mos mjaftonte kjo 3 nga anëtarët e familjes kanë nevojë maksimal për kujdesjen e tij. Gruaja vuan nga shëndeti mendor, djali është diagnostikuar me çrregullime të spektrit autik, ndërsa nëna vuan nga sëmundjet e moshës. Më lot në sy flet për jetën e tij aspak të lehtë.
“Nuk kam mundësi nga ekonomia. Letrat e kempit të cunit i përsërit vit për vit, dosja ka shkuar në Tiranë. Ilaçet janë problem për nusen dhe për nënën. Mua më dhimbsen fëmijët dhe bashkëshortja, sepse me atë i kam bërë 3 fëmijë”, tha Fiqiri Kodra.
Tregon kërkesën e pazakontë të të afërmve për bashkëshorten, por thotë se ka vendosur ti dedikohet asaj dhe fëmijëve.
“Martohu gjej një tjetër? Pse ajo tjetra që do të vijë a do të lajë dalin tim, ajo do të krijojë familjen e vet”, tha kryefamiljari.
Dikur nëna ishte mbështetja e tij më e madhe, por sot mosha e ka mposhtur. Shpesh as djalin autik nuk e dërgon në shkollë pasi nuk ka as mundësi fizike dhe as kohore. Sot mbështetet te dy fëmijët krejt të mitur, respiktivisht 8 dhe 12 vjec. Me brengë në zemër lutet për ndihmë tek gjithësecili që ka mundësi.
“Thirrja ime është që të më ndihmojë shteti”, tha Fiqiri Kodra
Për 12 vjecaren jeta nuk është njësoj si e bashkëmoshatarëve të saj. Përpiqet të jetë mbështetja e nënës dhe babait plot halle.
“Unë e ndihmoj mamin me punët e shtëpisë, është e vështirë”, tha vajza e mitur.
Pa asnjë kusht bazik cdo gjë në familjen Kodra në Elbasan dhemb. Aty kupton se jeta ndonjë herë është e padrejtë dhe shumë larg ngjyrave vezulluese të rrjeteve sociale.
…
/faxweb
