Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka falenderuar ish kryeministrin, Sali Berisha për organizimin e foltoreve të cilat sipas tij, kanë sjellë një frymë të re brenda partisë Demorkatike. Ai tha se ishte shumë mirënjohës ndaj liderit historik pasi i kishte bërë të ndiheshin krenarë që ishin pjesë e PD.
Fjala e Belind Këlliçit:
Foltoret e ngritura këto dy muaj kanë sjellë dy koncepte shumë të mëdha. Na ka bërë të jemi sërish krenarë që jemi pjesë e PD dhe krenarë që ende vijojmë të jemi e vetmja alternativë qeverisëse anti-komuniste. Për këtë i jam mirënjohës Berishës. Foltorja ka sjellë një tipar që mungonte prej kohësh në PD, të vërtetën. Jam shumë krenar që shumë anëtarë të forumit rinor në PD vijojnë të zhvillojnë jetën e tyre dhe të ndjekin ëndrrën e tyre amerikane. Tre prej tyre sot janë bërë pridnër, kur ishin në Shqipëri gjatë këtyre 8 viteve ëndërronin të bënin jetën e tyre këtu, por Edi Rama i largoi ata prej këtu.
(B.V/Faxweb.al)
…
/faxweb
