Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim shtetasin Ramazan Rraja, si një nga autorët e ngjarjes së ndodhur disa ditë më parë në Lezhë, ku persona të armatosur hynë brenda një lokali, dhe kanosën tre persona të tjerë. (Lexo lajmin)

Rraja është një personazh i njohur, pasi është nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja, dhe ka qenë i dënuar për vepra të tjera penale.

Së bashku me dy persona të tjerë, Ramazan Rraja hyri në lokalin në Lezhë, dhe kërkoi që të vriste një person, i cili fatmirësisht nuk ndodhej në lokal në momentin e hyrjes së tyre.

Pas ngjarjes, dyshohet se Rraja dhe dy personat e tjerë janë larguar jashtë vendit.

Dy personat e tjerë të shpallur në kërkim për këtë ngjarje janë Roan Brahimi dhe Alesio Dobrozi.

Rraja u bë i njohur për publikun edhe gjatë një skene dhune në ambjente e QSUT, ku dhunoi në sy të qytetarëve dhe të një punonjëseje policie një vajzë.

Rraja u arrestua dhe nga policia belge, si pjesë e një grupi që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike, por u lirua me vendim gjykate në muajin Maj të këtij viti, me pretendimin se nuk kishte prova të mjaftueshme për mbajtjen e tij pas hekurave. (lexo lajmin)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re