ITALI- Autorët e vrasjes së 23-vjeçari shqiptar Viktor Picaku janë dorëzuar tek autoritetet, rreth 24 orë pas ngjarjes. Mediat italiane shkruajnë se dy të rinj, Domenico Manzi, 21 vjeç dhe kushëriri i tij Domenico Patruno, 29 vjeç janë dorëzuar tek karabinierët duke pranuar se janë autorë të vrasjes së të riut, ngjarje e ndodhur në orën 21:30 të 1 gushtit në Corato, Bari.
Ata janë dorëzuar pas nisjes së kërkimeve nga autoritetet italiane që të ndihmuara dhe nga kamerat e sigurisë kishin identifikuar autorët duke e bërë më të arritshme mundësinë për kapjen e shpejtë të tyre.
Ende nuk dihen motivet e vrasjes së 23-vjeçarit me origjinë nga Mirdita dhe i padënuar më parë, me një reputacion të mirë në zonë. Sipas mediave autorët nuk kishin si qëllim ta vrisnin por vetëm ta trembnin. Për momentin të gjitha hipotezat mbeten të vlefshme, ndërsa do mësohet më shumë pas marrjes në pyetje të dy autorëve.
(m.k/BalkanWeb)
!function(f,b,e,v,n,t,s)
{if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?
n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};
if(!f._fbq)f._fbq=n;n.push=n;n.loaded=!0;n.version=’2.0′;
n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;
t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window, document,’script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘187192692148875’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);
