Edhe pse kanë pushuar reshjet e shiut në qytetin e Lezhës, prurjet e lumit Drin janë të frikshme. Në pamjet e siguruara nga Fax News shihet një rritje e nivelit të ujit të lumit si shkak I shirave të djeshëm gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Momentalisht për këtë situatë, mësohet se është mbledhur dhe shtabi i emergjencave me në krye prefektin e Lezhës z. Gjok Jaku I cili pritet të dalë në një komunikatë për shtyp.
(E.D/faxweb.al)
…
/faxweb
