Skip to content

Nga paga minimale për kujdestarët, te pensioni i parakohshëm/ Bajram Tirana zbulon pritshmëritë nga qeveria për takimin e të premtes

Bajram Tirana, përfaqësues i shoqatës së tetraplegjikëve në një intervistë për Fax neës ka folur mbi pritshmëritë që ata kanë për takimin me dy ministret e qeverisë Rama (Ministrja e Financave dhe ministrja e Shendetesise dhe Mbrojtjes sociale), që pritet të mbahet gjatë ditës së premte.

Tirana tha se 7 pikat që ata kanë propozuar janë jetike për jetën e tyre, dhe janë të panegociueshme, pavarësisht se tha ishte i vetëdijshëm, që një pjesë e tyre mund të shtyhen për një moment të dytë.

“Ne duam 80 litra naftë që të kemi mundësi të lëvizim, një pjesë tjetër shumë e rëndësishme për ne është që të na subvencionohen ilaçet, janë një sërë problemesh që ne mbartim pas aksidenteve që kemi, apo sëmundjeve. Një pikë tjetër është që kujdestari pas 15 vitesh shërbim, si punë e rëndë që është, të dalë në pension, pasi ata që na shërbejnë e dinë se çfarë heqin me ne.

Shpeshherë iu duhet të na mbajnë në krahë që të na çojnë nga një vend në një vend tjetër. Ne kërkojmë që të kemi mundësi që të fitojmë. Ne kërkojmë që të na garantojnë një jetë ekonomike të pavarur”, u shpreh Tirana.

“Pas takimit të kryeministrit me ne, ai e bëri publike që dy ministre të kabinetit na pritën në një takim në Kuvend. Ato u njohën me pikat që ne kemi bërë prezente, i dëgjuam me shumë kulturë, dhe lamë që ditën e premte, këto dy ministri të diskutojnë dhe të dalin me një propozim të përbashkët se cilat nga 7 pikat do të plotësohen.

Ditën e premte do të kemi takim sërish, që të dyja ministritë të kenë dalë në një emërues të përbashkët, se cilat prej pikat do të plotësohen për momentin”, tha më tej Tirana.

/faxweb