Tre viktima u shkaktuan si pasojë e tre aksidenteve të ndryshme dy ditë më parë në Bulqizë e Dibër. I pari ndodhi në një nga rrugët e galerive të kromit në Krastë të Martaneshit, ku si pasojë e daljes nga rruga të automjetit tip Land Rover humbi jetën një 60 vjeçar.

 

 

Pasditën e së Enjtes si pasojë e reshjeve të shumta të shiut një mjet goditi një këmbësor rreth 50 vjeç në fshatin Grezhdan, i cili edhe pse u dërgua në spital nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

 

 

 

 

Pak minuta nga aksidenti i Grezhdanit një tjetër aksident u shënua në fshatin Vojnik në hyrje të Maqellarës, ku një mjet tip furgon pasagjeresh përplasi një 70 vjeçar i cili humbi jeten në vend.

 

 

 

Duke marrë shkas nga këto tre ngjarje të rënda brenda një dite, Policia e Dibrës prej dy ditësh të ka zhvendosur të gjitha shërbimet e policisë rrugore në aksin nacional Peshkopi – Bulqizë për sensibilizimin e drejtuesve të automjeteve dhe të këmbësorëve për tu treguar të kujdesshëm gjatë përdorimit të rrugës.

 

 

 

 

Sipas policisë së Dibrës, kontrollet do të jenë intensive gjatë gjithë muajit Gusht i cili pritet të ketë një numër më të madh mjetesh që do të përdorin rrugët për shkak edhe të sezonit të plazhit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re