Skip to content

I dha fund jetës brenda furgonit të policisë greke, del fotoja e 38 vjeçarit shqiptar

Kjo është fotoja e Adem Rusit, 38-vjeçari shqiptar i cili i dha fund jetës disa ditë më parë në furgonin e policisë teksa transportohej nga spitali drejt burgut në Greqi.

Vëllai i tij Shkëlqim Rusi sot për Fax News tha se atë mund ta kenë vrarë pasi nuk kishte pse të vetvritej me lidhëse këpucësh e aq më tepër brenda furgonit.

Ai gjithashtu tregoi një bisedë që kishte pasur me vëllain 3 orë para ngjarjes dhe tregon se më pas ka marrë telefonatën nga drejtori i burgut se ai është dërguar në spital për një vizitë mjekësore rutinë.

Shkëlqim Rusi bëri apel që t’i behej autopsia të vëllait dhe të zbardhet e verteta.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb