Skip to content

VIDEO/ Shikoni momentin kur “BMW X5” përplas këmbësoren në Kamëz dhe largohet, policia arreston shoferin disa orë më pas

Policia e Tiranës ditën e sotme ka arrestuar drejtuesin e mjetit që aksidenti në Kamëz një kalimtaren Besarda Pashku.

Bëhet fjalë për Kudusi Kastrati i cili me automjetin e tij tip “BMË X5” pasi aksidenti të miturën është larguar nga vendi i ngjarjes.

Së fundmi është publikuar videoja në momentin e përplasjes së kalimtares e cila ka marrë mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Bëhet me dije se shoferit Kudusi Kastratit i janë marrë kampion gjaku për të përcaktuar nëse ka qenë nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike.

Ndaj shtetasit Kudusi Kastrati, është marrë mase administrative 20.000 lekë, i zbriten 8 pikë nga leja e drejtimit dhe ndalim administrativ i mjetit.

/faxweb