Skip to content

Rama zbulon si u lidh me Clinton për strehimin e grave afgane: Bashkëpunëtorja më tha që jam një hero, por nuk jam…

Në ceremoninë e marrjes së çmimit “Vital Voices Global”, nga Hillary Clinton në SHBA, Edi Rama nuk i kurseu batutat me të pranishmit, të cilëve iu tregoj heronjtë e vërtetë të Shqipërisë, duke nisur nga ata që strehuan hebrenjtë, te të tjerët që u përballën me regjimin.

“Modestia nuk është pika ime e fortë, jam i sakëlldisur për nderimin e jashtëzakonshëm që më bëtë, sepse kjo më duket një shenjë alarmuese për botën ku jetojmë. Përpara se të mbërrinte sekretarja Clinton, ‘hija e saj’ (i referohet truprojës), në fakt është hije shumë e bukur, më tha se unë isha hero. Por unë nuk jam hero, e mëqë po flasim për heronj dua tiu them ju që heronjtë janë njerëz të tjerë. Janë ata që strehuan herbrenjtë”, tha mes të tjerave Edi Rama.

Kryeministri zbuloi edhe negociatat për strehimin e afganëve në Shqipëri, ku tha se një ndërmjetësues kishte hyrë mes tij dhe sekretares Hillary Clinton.

‘Të jesh kryeministër i një vendi të NATO është një gjë shumë e thjeshtë, pasi nuk të takon ty që të marrësh vendimet. Në gusht unë u njoha me rastin e grave afgane, dhe Abedini më tha, a duhet të të telefonojë sekretarja Clinton, jo i thashë, le ta bëjmë këtë punë, dhe nëse nuk do të harrojë le të më marrë. Të gjitha gratë janë të sigurta në Shqipëri’, tha Rama.

 

/faxweb