Skip to content

Aksidente të shumta në vend, i riu përplas me makinë këmbësoren 21 vjeçare në Durrës, si paraqitet gjendja e saj

Ditën e sotme, janë raportuar aksidente të shumta rrugore në vend. Së fundmi, në Durrës shtetasi 22 vjeçar me inicialet E.P ka përplasur me makinën e tij këmbësoren 21 vjeçare, shtetasen K.D e cila aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Plotë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 07.12.2021., rreth orēs 16:00, në lagjen Nr. 4 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin E. P., 22 vjeç, ka përplasur shtetasen këmbësore K. D., 21 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/faxweb