“Kam vendosur të kthehem në një ‘aktor jo-fitimprurës’ ”
Kështu është shprehur aktori i njohur i Hollivudit Majkëll Shin (Michael Sheen), i cili ka vendosur që fitimet që ai merr nëpër filmat ku aktron, t’i japë për bamirësi.
Aktori 52 vjeçar, tregoi së fundmi se ishte ai i cili dhuroi 2 milionë paund për të organizuar ‘kampionatin e futbollit për të pastrehët’, një event bamirësie për nevojtarët i bërë më 2019. Aktori tregoi se shiti shtëpitë e tij dhe paratë i dha për organizimin e eventit bamirës.
“Kisha një banesë në Amerikë dhe një këtu (Britani-Uells) dhe i shita.”
Majkëll Shin tregoi se duke dhënë për ata në nevojë ato që kishte, nuk do të varfërohej.
“Ishte diçka çliruese, sepse mendoja, në rregull, do të jap sasi të mëdha parash sepse fundja ato para mund t’i fitoj sërish. E kam kthyer veten në një sipërmarrje sociale, një aktor ‘jo fitimprurës”-shtoi 52 vjeçari.
Përgjatë viteve aktori ka punuar me një sërë organizatash bamirëse, ku ka ndihmuar financiarisht në përmirësimin e jetëve të nevojtarëve, shkollimit të fëmijëve, etj.
Ai tregoi se ‘pika e kthesës’ ndodhi gjatë xhirimeve të një shfaqje që bëri në qytetin e tij të lindjes në vitin 2011.
“Aty u njoha me njerëz e organizata që as nuk e dija se ekzistonin. Grupe të vogla njerëzisht që mundoheshin të ndihmonin në shkollimin e të rinjve, që kishin para sa për të bërë një diferencë fare të vogël. Do të vija më vonë, tre apo 4 muaj më tutje, për të mësuar se këto organizata të vogla nuk ekzistonin më.”
Ishte ky momenti kur aktori vendosi që me paratë e tij mund të sillte jo vetëm ndryshime të vogla, por ndryshimin e të gjithë jetës së atyre që nuk kishin asgjë, veçanërisht fëmijëve dhe të rinjve.
“Doja të ndihmoja njerëzit. Nuk doja thjesht të isha një suport, por të bëja më shumë. Në këtë kohë ishte momenti kur i thashë vetes, se duhet të vija të jetoja në Uells sërish”
