Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit 393 qytetarë kanë rezultuar me Covid 19.
Fatkeqësisht shtatë persona nuk kanë mundur t’i mbijetojnë virusit të rrezikshëm.
Janë kryer 2,793 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 393 qytetarë, në këto bashki: 158 në Tiranë, 31 në Fier, 18 në Vlorë,14 në Shkodër, 12 në Durrës, Lushnje, Elbasan, 11 në Berat, 10 në Kamëz, Sarandë, Gjirokatër, Tepelenë, 8 në Kavajë, 7 në Rroskovec, 6 në Kuçovë, 5 në Kurbin, 4 në Lezhë, Krujë, Mallakastër, Korçë, Pogradec, 3 në Vorë, Përmet, Kelcyrë, Devoll, Poliçan, 2 në Pukë, Mirditë, Mat, Divjakë, Libohovë, Memaliaj, Librazhd, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Has, Tropojë, Shijak, Dibër, Delvinë, Dimal, Peqin, Gramsh.
Janë 6,206 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 151 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Tre qytetarë nga Tirana 40-82 vjeç, dy qytetarë nga Fieri 59-77 vjeç, një qytetar 67 vjeç nga Berati, një qytetar 80 vjeç nga Lezha. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.Janë shëruar 539 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 192,967 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (07 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 393Të shëruar në 24 orë 539Të shtruar në spitale 151Humbje jete në 24 orë 7Testime ditore 2,793
Testime totale 1,409,310Raste pozitive 202,295Raste të shëruara 192,967Raste Aktive 6,206Humbje jete 3,122
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3146Fier 645Gjirokastër 537Shkodër 435Durrës 330Berat 315Elbasan 252Vlorë 207Lezhë 159Korçë 89Dibër 46Kukës 45
