Skip to content

E rëndë! Gjendet i pajetë në mes të rrugës një burrë në Gjirokastër

Ditën e sotme në orët e para të mëngjesit është gjetur i pajetë shtetasi P.S 68 vjeç në rrugë të fshatit Kakavijë të Gjirokastrës.

Sipas njoftimt të policisë ai nuk kishte shenja dhune në trup dhe se vdekja mund të jetë shkaktuar në mënyrë natyrore.

Burime bëjnë me dije se i moshuari punonte me një karrocë dore për të ndihmuar emigrantët me çantat në pikën kufitare.

Njoftimi i Policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Më datë 08.12.2021, rreth orës 08:30, nga shërbimet e patrullës së kufirit të gjelbër Kakavije, në rrugë, në fshatin Kakavije, Gjirokastër, është gjetur i pajetë, shtetasi P. S., rreth 68 vjeç, banues në Gjirokastër.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk vërehen shenja dhune. Gjithashtu nga vepimet paraprake hetimore, dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb