Skip to content

Dy herë brenda ditës! Yuri Kim kujton edhe në Twitterin e saj ditën e rinisë, i shton sinjalet për Berishën

Pak orë pas mesazhit në faqen zyrtare të ambasadës së SHBA-ve për ditën e Rinisë, ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka shpërndarë një postim të ngjashëm, por me mesazhin direkt për të zgjedhur të ardhmen dhe jo të shkuarën.

Pakkush do të besonte se ky nuk është një sinjal për situatën politike aktuale në vendin tonë, ku Kim bën thirrjen e disatë radhazi për tu shkëputur nga e shkuara duke iu referuar Sali Berishës, i cili të shtunën ka thirrur Kuvendin Kombëtar të PD-së.

Mesazhi i KIM: SHBA është ende me studentët e Shqipërisë në kërkesën tuaj për të qenë “si pjesa tjetër e Europës”. Ne jemi krenarë që jemi Aleati juaj i NATO-s dhe mbështetja në BE. Ne duam të jemi më të drejtë, më të fortë, më të pasur. Le të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ecur përpara dhe jo prapa, të zgjedhim të ardhmen mbi të shkuarën.

Mesazhi në faqen e ambasadës: Sot, ne nderojmë studentët guximtarë të cilët 31 vjet më parë protestuan sypatrembur kundër një prej regjimeve më mizore të Europës, duke kërkuar fundin e komunizmit dhe fillimin e një epoke të re lirie, pluralizmi, ekonomie tregu, lirie fetare dhe lirie të fjalës. Ata kërkuan një Shqipëri “si gjithë Europa”. Ne jemi krenarë që kemi qëndruar në krah të popullit shqiptar atëherë dhe do të qëndrojmë krah tij ndërsa ata përqafojnë të ardhmen.

/faxweb