Ish-drejtuesi i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Mark Marku u shpreh ditën e sotme gjatë akitivitetit të zhvilluar nga Lulzim Basha për ditën e rinisë, se kreu i PD-së, ka qënë i mirë para shtatorit.
Kjo deklaratë nuk u prit mirë nga demokratët e pranishëm të cilët bërtitën duke thënë se Basha kështu ka qënë dhe do jetë.
Mark Marku: Basha ishte i mirë para shtatorit
Turma: Lulzim Basha
Mark Marku: Mbas shtatorit doli njeriu me të gjitha të këqijat e botës.
Qytetari: Kështu ka qënë dhe do jetë
Mark Marku: Ai është i mirë dhe i keq po aq sa ne, unë mendoj se thelbi nuk është ky. Ne nuk kemi naj problem me komunistat por me komunizmin brenda nesh. Ta largojmë nga vetja dhe nga shoqëria.
“Shoqëria shqiptare nuk e ka kultivuar demokracinë. Dy gjëra kanë ndodhur të tmerrshme në demokraci. PD për vite dhe vazhdon edhe sot, nuk e ka luftuar komunizmin brenda vetes. Dhe sot po vuajmë pasojat. Sot PD që është parti që ne jemi të lidhur, për mua PD është pasion, jo interes. Interesi im është të rri larg PD-së, por është pasion. Pavarësisht përfshirjes në politikë, është gjëja që ka lindur pas valës së dhjetorit. PD i përkujton shumë heronjtë e dhjetorit, por i ka vrarë.
Nuk duhet të na trajtojnë si heronj, pasi Azem Hajdarin e vranë. Duhet që frymën e dhjetorit ta kishte implementuar në vetvete. Në momentin që ti nuk je dakord me liderin ti je armik. Të largojmë frymën komuniste dhe mënyrën e të menduarit komunist. Më thoshte im atë, shkonte nga Mirdita për të pritur Hrushovin. Ai nuk erdhi dhe unë i thash, pse budallenj jeni që menduat se ai do vinte. Ai shkoi të bënte 30 km rrugë në këmbë.
Nëse ngjallet Shekspiri dhe vjen në Tiranë, unë nuk e lë një mik nëse jam duke pirë kafe me të. Kjo kultura e adhurimit të kultit, të menduarit se është individi që na i zgjidh problemet tona të përditshme, ka dëmtuar të djathtën shqiptare, PD-në dhe shoqërinë.
PD e ka humbur misionin e saj dhe duhet ta rimarrë. Kështu do kem unë interes të vijë në PD, siç mund të kenë të gjithë që duan të bashkojnë kontributet. Nuk është asnjëherë vonë, as për të kërkuar falje, as për të bërë analiza dhe për të ngritur kauza lirie. Duhet që PD t’i lërë budalliqet e natyrës së Partisë së Punës se vjen një njeri si zoti dhe na jep zgjidhje” – tha Marku.
Teksa shprehej se qytetarët nuk duhet të adhurojnë kultin e një individi partiak, të rinjtë e pranishëm në sallë filluan të brohorisnin njëzëri emrin e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, i cili gjithashtu ishte në sallë.
Për këtë ka reaguar dhe Mark Marku i cili tha se Basha është i mirë dhe i keq po aq sa të gjithë të pranishmit në sallë.
“Lulzim Basha është ai që e kam njohur me të mirat dhe të këqijat, përpara shtatorit. Është i mirë dhe i keq po aq sa jemi dhe ne këtu. Unë mendoj që thelbi është të mendojmë të gjithë… komunistat nuk kemi problem me ta. Me komunizmin brenda nesh kemi punë. Ta largojmë nga vetja dhe pastaj nga PD” – tha Marku.
