foto ilustruese
Pasditen e së mërkurës një makinë është përfshirë nga zjarri në autostradën Vlorë-Fier pranë nënkalimit të fshatit Panaja.
Makina në pronësi të shtetasit me iniciale S.Sh shpërtheu në flakë në momentin kur ishte duke lëvizur në këtë aks kombëtar.
Policia njofton se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në mjet.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 08.12.2021, rreth orës 15:30, në autostradën Vlorë-Fier, tek nënkalimi i fshatit ” Panaja”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin S.Sh.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
…
/faxweb
