Banorët e Laprakës vijojnë protestën për prishjen e banesave të tyre si pasojë e projektit të Unazës së Madhe:
Është projekti korruptiv i unazës së Madhe ku prishen rreth 700 banesa. Nga këto vetëm 110 janë të legalizuar. E kemi ndjekur edhe në intervvista kur thuhet se në fillim të muajit dhjetor do nisë projekti i Unazës së Madhe.
Është edhe projekti i hekurudhës që pritet të shembë të njëjtat numër banesash. Sot punonjësit e ARRSH-së janë sërish në terren duke matur banesat e reja që do shemben për projektet e tjera. Kërkesa është e qartë duam të ulemi në diskutime me institucionet shqiptare. Nuk është hera e parë që devijon ky projekt, ka devijuar disa herë duke u futur mes përmes banesave. Banesa disa katëshe dhe jo kasolle. Jetojnë disa familje në to. Duam të ulemi me autoritetet dhe të marrin një zgjidhje, duam të dimë se çfarë do ndodhë me familjet e kësaj zone. Janë rreth 155 familje që preken nga ky projekt.
Këta persona që kanë shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti mirë që nuk marrin bonus qeraje por janë lënë në mëshirë të fatit dhe sot këta persona janë pothuajse në qiell të hapur. Përpos tërmetit një tërmet tjetër njerëzor dhe korruptiv po vjen në këtë zonë, është Unaza e Madhe. Po flasin për luftën ndaj korrupsionit, Manja flet, por nuk është e vërtetë, këtu është korrupsioni, të vijë dhe të shohë letrat. Përse? Nuk janë bërë legalizimet me qëllim në këtë zonë që të mund të prishin shtëpitë.
Kam një mesazh për lagjet e Tiranës: Duke qenë se ne sot jemi në kushtet më të këqija të mundshme, ku asnjëherë një protest nuk ka qenë në këto kushte, nuk ka ardhur asnjë deputet I PD për të ngritur zërin. Përpos opozitës që po flen gjumë, kemi një kryetar bashkie arrogant dhe një kryeministër arrogant që nuk do t’ja dijë fare se çfarë bëhet këtu. Ftoj njerëzit e thjeshtë që preken nga këto ndryshime, të shkojmë të përplasemi në zyrat e institucioneve dhe të gjejmë një zgjidhje. Nuk i harxhojnë as 5 mijë lekë naftë për të ardhur e të flasin me njerëzit. Nuk kanë më mëshirë për asnjë person këtej, ndaj të gjithë personave të cilët preken nga këto projekte u bëj thirrje të dalin dhe të na bashkohen në protest.
…
/faxweb
