Skip to content

“Mos fol më se nuk je zgjedhur me votë”, përshkallëzon debati mes demokratëve, Jupi: Të të vijë turp more zotëri…

Anëtarja e Kryesisë së PD, Taulanda Jupi ka debatuar ashpër me ish kreun e FRPD, Lisandër Hoxhën. Ky i fundit kërkoi që Jupi të mos fliste më pasi nuk ishte zgjedhur me votë.

Jupi nuk është dakordësuar me diçka të tillë dhe e ka kundërshtuar duke thënë se ishte e zgjedhur me votë nga anëtarësia.

Pjesë nga biseda:

Taulanda Jupi: Të të vijë turp more zotëri, unë jam zgjedhur me votë, jam votuar, jam anëtare e kryesisë e zgjedhur me votë

Lisandër Hoxha: Nuk je zgjedhur me votë të fshehtë, nuk je votuar

Taulanta Jupi: Turp të kesh, jam votuar mes 20 zonjave të nderuara unë dhe kam fituar. Ai po thotë të pavërteta

Lisandër Hoxha: Je e pavotuar

Eni Vasili: Zonja Jupi ju lutem se nuk jemi këtu për të zgjidhur debate personale

Taulanta Jupi: Jo po s’janë personale, ai po gënjen

/faxweb