Policia e Kosovës thotë se ka arrestuar dy personat në Gjakovë të cilët dogjën publikisht flamurin e Turqisë, duke e shoqëruar aktin e tyre piroman me thirrje të mllefosura kundër këtij shteti dhe presidentit Erdogan.

Identiteti i tyre nuk bëhet ende i ditur, por aludohet se i përkasin komunitetit katolik të kësaj zone. Akti i tyre erdhi pasi një deklarate kontraverse të ish-zëvëndësministrit të Jashtëm, Gjergj Dedaj, edhe ky i besimit katolik dhe po nga Gjakova, i cili e quajti Turqinë në një koment në FB si “Shtrigën e Ballkanit”.

Elita qeverisëse kosovare e dënoi aktin e djegies së  flamurit, ndërsa Gashin ka planifikuar ta transferojë si ambasador në Maqedoni.          

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re