Skip to content

Edvin Kulluri: Jam më i mirë se Berisha për të qenë kryetar i PD

“Jam më i mirë se Berisha për të qenë kryetar i PD”. Kështu u shpreh në emisionin “Arnautistan” demokrati Edvin Kulluri.

Ai u shpreh se PD sot është në momentet më të vështira, ndërkohë që theksoi se për të qenë I djathtë dhe për të kontribuar në PD duhet të jesh i qëndrueshëm.

“Nuk shoh asgjë të keqe tek ambicia e Berishës, por unë kam thënë një gjë që jam më i mirë se Berisha për të qenë kryetar.

Unë them se disa burra dhe gra duhet të marrin vendime të vështira. PD është në momentet më të vështira. Unë jam për të qenë i qëndrueshëm për të qenë i djathtë”, tha Kulluri.