Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe Drejtori i Kufirit Kukës kanë dalë sot në një konferencë për mediat, ku kanë folur në lidhje me disa aksione për parandalimin e trafikimit të emigrantëve.
Në pamje ata shfaqën disa mjete, përfshirë edhe furgonë të mbushur plot me emigrantë të paligjshëm. Edhe pse këto aksione nuk kanë qenë të ndonjë rëndësie të veçantë, dhe kryhen çdo ditë në territorin shqiptar, nuk ka penguar që në konferencë të dalin dy prej drejtuesve më të lartë të policisë lokale.
Është vënë re një tendencë në ditët e fundit, ku ka një shpeshtim të konferencave nga ana e Policisë, në përpjekjen e Gledis Nanos si drejtor i ri për të rikthyer besimin e publikut te institucioni që ai drejton.
Një rast i ngjashëm ndodhi dhe dje në Lezhë, ku u trumbetua një operacion që kishte në fokus parandalimin e një vrasje në Tiranës, edhe pse autorët kryesorë nuk u arrestuan.
…
/faxweb
