Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Tymi i zi përfshin të gjithë pallatin, shkrumbohet nga flakët një banesë te Komuna e Parisit

Një banesë është përfshirë nga flakët në një pallat në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Banesa e cila ndodhet në katin e shtatë të një pallati, është duke u djegur, ndërkohë që zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Nuk dihet ende nëse ka pasur banorë brenda saj në momentin e rënies së zjarrit.

Vijon…

/faxweb