Zgjatja e afateve të Komisioneve të Vetingut
Kjo nuk varet në dëshirën time dhe as në të shumicës, është një procedurë parlamentare, është një çështje e karakterit teknik, dhe Kuvendi ka kohën përpara për ta marrë në shqyrtim. Ju e dini që deri në muajin Maj, kur përfundon afati i Komisioneve të Vetingut, Kuvendi është duke diskutuar në këshillin e Legjislacionit, ku është kërkuar dhe opinioni i vyer nga Venecias. Kuvendi duhet të presë opinionin e Komisionit të Venecias. Askush nuk duhet ta vendosë në një presion afatesh grupin parlamentar më të madh të opozitës, unë iu bëra përshkrim të situatës.
Presidenti kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese
Ka një rregull që është e shkruar mbi gjithë rregullat e tjerë, vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk intepretohen, janë në të njëjtin nivel me vetë Kushtetutën. Gj. Kushtetuese merr vlerën e vetë Kushtetutës, nuk ka shkallë tjetër ku mund ta apelosh., Çdo përpjekje për të mos njohur vendimet e Kushtetuses nuk i bën nder asnjë institucioni. Pati një përpjekje për tu hequr qytetarëve të drejtën për të votuar, 30 Qershori ishte një moment i rëndësishëm, ku secila palë mori mësimet e veta.
Ajo që ka prevaluar në vendimin e Gjykatës Kushteteuse, dhe në opinionin e vyer të Venecias, është e drejta e qytetarëve për t’u zgjedhur.
Çfarë po ndodh me Reformën Zgjedhore
Nuk ka të bëjë kjo me çështje të brendshme në PD, pasi PD ka grupin e saj parlamentar, që funksionon në rrugë institucionale. Të mos harrojmë që Reforma Zgjedhore kërkon një punë sqimtare, në formësimin e objektit të punës, që të përfshijë të gjitha raportet dhe rekomandimet e OHDIR-it. Kemi mbyllur shumicën e strukturës për përcaktimin e punës së Komisionit, kërkon më shumë kohë për tu konsultuar mes palëve, dëshira ime është që ky komision të fillojë punën e vetë në Janar.
Kuvendi i 11 Dhjetori
Nuk dua të komentoj aspak, është çështje e brendshme e asaj force politike. Kuvendi është ajo që ka interes për mua, ka plot çështje të Kuvendit që ne mund të bjenë dakord.
Dita ndërkombëtarë e antikorrupsionit, të tjerë non grata nga SHBA
Unë kam përshëndetur vendosjen e sanksioneve ndaj grupeve kriminale që operojnë në veri të Kosovës. Në këtë këndvështrim unë mendoj se ajo që buron nga strategjia antikorrupsion e bërë publike nga Biden, është vijim i vendimeve të mëparshme, për të goditur përfaqësues të politikës të lidhur me krimin, dhe atyre që destabilizojnë vendet e Ballkanit. PS ka vendosur një standard, që ka hequr çdolloj mbështetje për këdo që akuzohet për korrupsion.
Vizita e Escobar
Është një vizitë e planifikuar në kuadër të një turi ballkanit, ajo që për ne shqiptarët ka rëndësi që marrëdhëniet mes dy vendeve janë në nivelin më të mirë diplomatik.
…
/faxweb
