Pronarët e zonës së Llixhave po protestojnë para prefekturës Elbasanit sot për gjobat e vendosura për shfrytëzim të ujërave termale pa marrë leje të posaçme. Pronarët bëjnë me dije se kjo nuk është e vërtetë pasi ata operojnë sipas ligjit.
Gjobat prej 1 milionë lekë të reja janë vendosura nga IKMT-ja. Janë të prekura rreth 17 biznese.
Pronarët e bizneseve shprehen se kanë marrë rekomandim nga shteti dhe që në 2018 u kanë thënë se do i marrin letrat në shqyrtim për shfrytëzimin e ujërave termale dhe se nuk janë aspak sipas ligjit keto gjoba.
Pronarët e Llixhave:
“I kemi paraqit letrat dhe na thanw që jemi në pritje tw shqyrtimit të ceshtjes. Kur nuk kam aplikuar ato kanw tw drejtw 20 milion tw mw vënë.
Do hapim gjyq!
Nuk kemi marrw rekomandime nga shteti, i pame te arsyeshme keto letra dhe i beme. Në 2018 na thane se do te shqyrtohen letrat. Kur ishim ne vale te punes na erdhen dhe na paralajmeruan. Biznesi im ka 20 vjet qe punon e paguan taksa. Te vijne kontrollet dhe jemi ne rregull.
17 biznese jemi, duhet te punojme nje vit per te fituar 10 milione per te paguar gjoben.
(E.D/faxweb.al)
…
/faxweb
