Skip to content

Pampuri në Kuvend: Ne vishemi me xhaketa e këpucë të shtrenjta, ndërsa njerëzit nuk kanë bukë të hanë

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri gjatë diskutimit në parlament për ratifikimin e marrëveshjes së huasë mes Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Europës,  u tha kolegëve në sallë që të mendojnë më shumë për njerëzit kur vendosin sesi do t’i shpenzojnë këto para të marra borxh.

“Kryetari i komisionit të ekonomisë tha nuk bëhet dot paga 1200 euro. Rritjani pagën mjekëve, bëjeni fikse, 1,2 milionë lekë. Me kaq hua sa merrni ju i keni të gjitha mundësitë që t’i hiqni prioritetet që i keni për xhepat tuaj dhe të vendosni prioritet qytetarët.

Sepse ne flasim këtu kaq bukur dhe paraqesim një realitet kaq të bukur në këtë sallë, por kur dalim jashtë kësaj salle e dimë shumë mirë që ndihemi keq secili prej nesh me xhaketën e shtrenjtë që vesh, me këpucët e shtrenjta që vesh, përballë atyre qytetarëve që nuk kanë bukë të hanë. Ndaj kur merrni hua mendoni për qytetarët, jo për ju”, tha Pampuri.