Skip to content

Reshjet e dendura të shiut, nis përmbytja e rrugëve të Vlorës (VIDEO)

Ka nisur përmbytja e rrugëve të qytetit të Vlorës pas reshjeve të dendura të shiut në Shqipëri, në orët e fundit.

Përmbytjet janë prezente në rrugët “Albano e Romina”, “Kali i Trojës”, 24 Maji” dhe “Kosova” pranë portit.

Vlora është një nga qytetet më problematike në vendin tonë sa i takon përmbytjeve, ndikuar dhe nga afërsia me detin.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb