Skip to content

“Berisha thotë se do jetë kryetar dhe kryeministër, por e di se nuk realizohet”, Subashi: Basha ka vetëm një avantazh kundër tij

Gazetari Fejzo Subashi i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax News:

Vizita e zotit Escobar në Shqipëri është shumë e rëndësishme dhe nuk është e papritur. Ka kohë që e presim. Ishte përkushtuar I gjithë opinion aty, por nuk besoj se ishte ajo që ne prisnim. Sepse vërtetë SHBA-të kanë edhe shqetësimet e tjera, por më së shumti të parat kanë si shqetësime kryesore ato të vetë vendit të tyre.

Kemi një zyrtar që merr rishtaz një detyrë të re dhe e ka si një zakon për të bërë një vizitë zyrtare në vendet të cilat ai do jetë i dërguar special. Unë i ndoqa me vëmendje të tre sekuencat që ju treguat të ndalej, unë kam parë se si thotë kënaqësi të madhe të takohem me opozitën ai ka dashur të thotë që është i lumtur që tashmë ekziston një opozitë që u fut në parlament. Ky nuk besoj se është një support për opozitën.

Xhaxhiu: Duket se amerikanët e kanë zgjedhur anën e tyre në partneritetin me opozitën që mund të jetë Basha.

Po ta zbërthejmë fjalë për fjalë qëllimi I tyre kryesor është të kenë në krah opozitën për të pasur mbështetje në krijimin e stabilitetit në shtetet e rajonit.

Berisha për të mobilizuar demokratët duke thënë se unë do jem kryetari dhe unë do jem kryeministri, por ai e di shumë mirë sepse është professor i politikës, as njërën dhe as tjetrën nuk ka për të arritur, ta dijë mirë këtë. Berisha ka zbritur nga kali dhe vështirë të hypë sërish, por ishte promotor i kësaj lëvizje.

Lulzim Basha ka vetëm një avantazh, mbështetjen e amerikanëve. Por a është e mjaftueshme kjo? Unë besoj se kjo nuk është e mjaftueshme.

/faxweb