Skip to content

KPK e ktheu një vit në shkollë, prokurori në garë për të qenë pjesë e SPAK: Kam pasur sukses me grupet kriminale

Gjatë ditës së sotme në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurisë janë duke dhënë intervistat e tyre, 3 kandidatët që duan të jenë pjesë e SPAK.

I dyti në radhë ka qenë prokurori Elvin Gokaj, për të cilin KPK gjatë procesit të Vetingut vendosi që të kthehej dhe një vit në shkollën e magjistraturës, për shkak të problemeve me profesionalizmin.

Gokaj ka thënë gjatë seancës se ai ka drejtuar për disa vite me sukses prokuroritë e Fierit dhe Elbasanit, ku sipas tij ka hetuar trafikimin e lëndëve narkotike, dhe grupet kriminale, që përplaseshin për çështje zgjedhore në vend.

Gokaj: Kam mbajtur për disa vite postin e drejtuesit të prokurorisë si në Fier ashtu edhe në Elbasan. Kam hetuar me sukses trafikimin e lëndëve narkotike, por edhe grupe kriminale që përplaseshin për proceset zgjedhore në vend. Momentalisht jam drejtues i komanduar në prokurorine e apelit në Durrës. Besoj tek struktura e posacme dhe kërkoj të jap maksimumin nëse zgjidhem si prokuror i SPAK.

/faxweb