Një vrasje me armë zjarri tronditi paraditen e sotme zonën e Shënkollit në Laç, ku u vra në pritë biznesmeni Rakip Roli.
Mësohet se në tentativë për të shkuar sa më pranë të atit, i cili ishte ekzekutuar, njëri prej djemve të biznesmenit Rakip Roli është përplasur me makinë.
Mjeti i djalit të viktimës është përplasur me një shtyllë, ndërkohë që ende nuk dihet situata e tij shëndetësore.
Roli u qëllua me breshëri plumbash teksa ishte duke lëvizur me mjetin e tij tip audi, në afërsi të biznesit të tij, të mjeteve të rënda të transportit.
FOTO/ Kush është biznesmeni i ekzekutuar sot në Laç, nga arrestimi në 2011 te problemet e djemve të tij
…
/faxweb
