Ditën e nesërme stadiumi “Air Albania” do të jetë i gjithi në dispozicion të Sali Berishës, për mitingun që ai do zhvillojë me disa simpatizantë të PD-së kundër SHBA-së.
Për t’i ardhur në ndihmë Berishës, në dispozicion të tij është vendosur dhe presidenti i FSHF-së Armando Duka, i cili ka dhënë urdhër që sfidat e javës së 13-të të Kategorisë Superiore të luhen sërish në ditë jave dhe jo në fundjavë.
Derbi mes Partizanit dhe Dinamos ishte parashikuar të luhej në fundjavë në “Air Albania”, por mitingu i Berishës ka bërë që Armando Duka t’i spostojë ndeshjet e Superiores për tu luajtur ditën e hënë dhe të martë.
Ky mund të jetë i vetmi kampionat qesharak në Europë që dy javë rresht vendos t’i luajë në mesjave.
Dhe e gjitha bëhet për interesat e ngushta mes Dukës e Berishës që janë bërë bashkë në këtë betejë.
Madje, Armando Duka nuk ka bërë asnjë transparencë për shumën e majme që Berisha ka paguar për të marrë me qira ambjentet e “Air Albania”. (TemA)
