Skip to content

‘Më kanë kërcënuar’, flet kreu i grup seksionit të PD-së: Ja pse e vlerësoj doktorin

Dyndje e madhe delegatësh dhe mbështetësish të PD-së jashtë ambienteve të Air Albania . Kryetari i grup seksionit të PD-së në Patos, e ka quajtur kërcënim mesazhin që iu është dërguar gjatë ditës së djeshme, ku të gjithë anëtarëve të kësaj force politike, iu ishte dërguar një video me deklaratat e Gabriel Escobar.

“Mbrëmë në darkë më kanë nisur këtë, për mua është kërcënim, nuk trembem. E vlerësova doktorin në vitin 2013, se i hapi rrugën brezit të ri.

Unë do ta quaja nga ana figurative të drejtë, të jesh non grata, derisa nuk ka prova, shpalle fajtor në Gjykatë. Nëse ti shpall non grata një politikan pa prova kjo nuk është e drejtë, për mua ambasadorja është një zëdhënëse e PD-së”, tha një prej delegatëve të Patosit.

/faxweb