Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm ka nisur hyrja e delegatëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike që po hyjnë në stadiumin “Air Albania” ku do të zhvillohet Kuvendi i 11 dhjetorit.
“Fax News” raporton se deri në këto momente janë mbi 4.000 delegatë që janë futur brenda stadiumit që shpesh herë shpërthen në thirrje: “Rama ik…Basha ik”.
Nga momenti në moment ish-kryeministri Sali Berisha pritet të mbërrijë në ambientet e stadiumit.
…
/faxweb
