Sali Berisha ka mbledhur Kuvendin e tij në stadiumin “Air Albania”.
Ai duket se ka marrë mbështetjen e të gjithë familjarëve të tij në këtë betejë që ka nisur kundër Shteteve të Bashkuara, Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.
Pranë tij ka shkuar për ta suportuar e dashura e djalit të tij, Shkëlzenit, Armina Mevlani.
Ajo ka publikuar pamje nga Kuvendi, duke shkruar: Stadiumi sot ka marrë ngjyrën blu!