Lumi i Viroit rrezikon te dalë nga shtrati këtë të shtunë pasdite, teksa moti i keq ka mbërthyer vendin.
Sic shihet nga video e siguruar nga Fax News, ka prezencë uji te shtuar ne kete lume, duke rrezikuar permbytjen e aksit Gjirokastër-Tepelenë.
Nga ana tjetër, po në qarkun e Gjirokastrës, ne segmentin rural Likmi-Lab Martalloz, pjese e Njesise Administrative Lopës Bashkia Tepelene, ka bllokim te pjesshem te rruges si pasoje e rreshtitjeve te inerteve si pasoje e shirave. Per momentin rruga eshte gjysme e kalueshme.
(E.H/Faxweb.al)
…
/faxweb