Skip to content

Anëtari i Këshillit Kombëtar braktis mbledhjen: Kërkova të verifikoj kuorumin, Basha nuk pranoi

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Kondi, ka braktisur mbledhjen që nisi pak minuta më parë në selinë blu.

Kondi në një prononcim për mediat tha se është paraqitur sot në mbledhje, të cilën e quan miting dhe ka kërkuar kuorumin e nevojshëm, por  një gjë e tillë nuk i është lejuar nga kryetari Lulzim Basha dhe më pas ai ka bojkotuar mbledhjen.

“Në nderim të gjithë atyre demokratëve që kanë votuar erdha sot të marr pjesë në këtë takim miting pasi kërkova të verifikohej kuorumi i nevojshëm, gjë e cila nuk u pranua nga zoti Basha. Atmosfera e trajtimit të një anëtari të Këshillit Kombëtar ishte e paprecedentë.

Se kush i lejon vetes të shkelë procedurat apo të mos i respektojë ato në funksion të këtyre ngjarjeve jetike për PD. Unë refuzoj të bëhem pjesë e një takimi miting në këtë seli që është e shenjtë”, tha ai.