Skip to content

Basha: Nuk e njohim Kuvendin e 11 Dhjetorit, është anti-amerikan

Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar e kërkuar nga Lulzim Basha ditën e djeshme pas vendimit të Kuvendit që e shkarkoi atë.

Kreu i PD-së i është drejtuar me një fjalim anëtarëve të Këshillit Kombëtar. “Nuk e njohim Kuvendin e 11 Dhjetorit, është anti-amerikan”, është shprehur Basha sipas burimeve të Klan Neës.

Pritet që Këshilli Kombëtar të marrë vendim për shkarkimin e kreut të saj, Edi Paloka si dhe të disa prej anëtarëve të Kryesisë që kanë marrë pjesë ditën e shtunë në Kuvendin e 11 Dhjetorit