Skip to content

“Nuk e njohim Kuvendin e 11 Dhjetorit”, Basha: Dje u themelua organizata e parë anti-amerikane, pas asaj të Enver Hoxhës

Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar e kërkuar nga Lulzim Basha ditën e djeshme pas vendimit të Kuvendit që e shkarkoi atë.

Gjatë fjalës së tij përpara anëtarëve, Basha e ka cilësuar Kuvendin e mbajtur dje nga Sali Berisha si organizatën e parë anti-amerikane, pas asaj të Enver Hoxhës.

“Dje u themelua organizata e parë antiamerikane në 30 vite, pas asaj të Enver Hoxhës. Me një vendim te paligjshëm, antistatutor, përçarës, Berisha pezulloi dhe këshillin kombëtar. Ju jam mirënjohës për përpjekjen tuaj dhe ata qe përfaqësoni, qe te mos prevalojnë retorikat përçarëse. Kjo është rruga e vetme qe te shkojmë përpara”, deklaroi Basha.

Pritet që Këshilli Kombëtar të marrë vendim për shkarkimin e kreut të saj, Edi Paloka si dhe të disa prej anëtarëve të Kryesisë që kanë marrë pjesë ditën e shtunë në Kuvendin e 11 Dhjetorit