Skip to content

“Kapni pamjet e sallës si fillim, të pranishmit pak më entuziastë”, Garo jep instruksionet para foltores pa ditur që ishte live

Në nisje të foltores së rradhës që ish kryeministri Sali Berisha kishte planifikuar ditën e sotme me shqiptarët që jetojnë në Florida të SHBA-ve, është përsëritur incidenti i datës 10 dhjetor.
Zëdhënësja e foltores, Floriana Garo duke mos e ditur që ishte tashmë live në “Youtube” ka dhënë disa udhëzime për të pranishmit.

Garo: Vetëm në fillim fokusoni pamjet e sallës jo të panelit. Dhe një gjë do ju kërkoja të pranishmëve të jenë pak më entuziastë , nuk e di nëse na shikoni apo jo.

/faxweb