Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi:
Kemi ngritur strukturat dhe gatishmërinë edhe nga forcat e armatosura. Disa familje, rreth 30 familje janë evakuuar për të shmangur çdo dëm. Siç e dini në këto raste kemi të parin jetën e njeriut dhe më pas pronën. Dy investime të bëra në vitet e fundit, janë 2 argjinatura. Pa ato argjinatura, me këtë nivel të prurjeve të ujit, ne do kishim disa mijëra hektarë tokë të përmbytura.
I kemi shpëtuar falë atyre investimeve. Situata është në përmirësim, niveli i ujit ka rënë, nuk do ketë reshje as nesër. Presim që deri në mëngjes, të kemi një ulje me një metër. Uji po tërhiqet, hidrovorët janë në punë, ne jemi në gatishmëri të plotë. Kemi edhe disa emergjenca të tjera, por jo kaq kritike. Në veri ka patur reshje dëbore, kjo ka sjellë ndërprerjen e energjisë elektrike.
Kemi mbajtur të hapura të gjitha rrugët nacionale. Ditët në vazhdim e përsëris nuk do ketë reshje të mëdha, gjithsesi ne jemi në krye të punëve dhe dua të qetësoj banorët duke u thënë se nuk do u mungojë ndihma dhe mbështetja jonë. Do ja dalim së bashku me shumë më pak dëme sesa në vitet e kaluara.
…
/faxweb
