Skip to content

“E rrezikshme për jetën e qytetarëve”, bien gurët nga kalaja, banori: Jemi në mëshirë të Zotit!

Reshjet e shiut kanë sjell rënie të gurëve nga kalaja e Lezhës.

Tre gurë të mëdhenj antik kanë rënë pra tre ditësh, duke sjellë frikë tek banorët poshtë kalasë dhe kalimtarët që kalojnë në rrugë. Kjo situata problematike është shfaqur prej të paktën 4 vitesh dhe asnjë masë nuk është marrë për t’i dhënë zgjidhje problematikes. Banorë të zonës e kalimtarë e konsiderojnë situatën e krijuar problematike dhe mjaft të rrezikshme. Ata fajësojnë institucionet përgjegjëse për mungese ndërhyrje, për shmangien e rrëshqitjes së gurëve.

“Gurë që janë shembur para 4 vitesh. Mirë që rrezikon këmbësorët, një gur ka rënë një shtëpisë brenda në oborr, kush nuk ka frikë nga gurët e mëdhenj. Kanë 4 vite që është shembur ai mur i madh dhe askush nuk ka marrë masat. Asnjë nuk është bërë më tepër, jemi në mëshirë të zotit që mos bien më gurë. Nëse bie shi i madh vazhdojnë të bien gurët. Një gur i ka rënë dhe ka bërë gropë në asfalt aty, është gropë”, tha banori i zonës.

Krahas rrezikut për zonën e banuar, rrëshqitja e gurëve antik është një dëm i madh dhe për historinë Lezhës.