Kryetari i Sigurisë së Digave:
Së pari dua të theksoj se ky aktivitet është bërë për digat e hidroenergjisë, për t’i dhënë rëndësinë këtyre digave për monitorimin, shfrytëzimin dhe sigurinë e tyre. Deklaroj se këto diga, janë të sigurta dhe janë të monitoruara nga ekipe inxhinerike. Problematikat në lidhje me mirëmbajtjen e tyre janë që ne të kalojmë në faza më të avancuara.
Ajo që ne po kërkojmë është që ne të përparojmë në vendosjen e sistemeve të alarmit. Po të vini re në gjithë këtë situatë, në lumenj që kanë diga, Drini, Mati, Devolli nuk patën problem me përmbytjet.
Unë dua t’ja jap këtë meritë ndërtimit të këtyre digave. Fatmirësisht digat e kaskadës së Drinit parashikohen që ta kenë jetëgjatësinë e tyre edhe 50 vite të tjera. Ashtu si edhe digat e tjera të hidroenergjisë janë të llogaritura për një jetëgjatësi 100 vjeçare. Kështu që ne normalisht jemi të qetë në këtë drejtim.
Këto diga mund të jenë të rrezikshme në rastin kur mund të ketë rrëshkitje. Skavica ka filluar projektin sic edhe ju e dini, që po menaxhohet nga 2 kompani dhe po bëhet studimi për gjeologjinë e vendndodhjes së projektit.
…
/faxweb
