Përplasjet në PD kanë arritur në pikën kulmore. Së fundmi, është njoftuar se është dorëzuar në SPAK një kallëzim për anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD që u krijua në datën 11 dhjetor në Kuvendin Kombëtar.

Sipas kallëzimit të bërë, anëtarët e kryesisë së PD, të cilët u shkarkuan ditën e djeshme, konkretisht Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi, si dhe Ivi Kaso, Ervin Minarolli, kanë falsifikuar vulën e PD dhe kanë keqpërdorur gjithashtu edhe asetet e partisë.

Njoftimi i Plotë:

Partia Demokratike kallëzon në SPAK përfaqësues të lëvizjes Berisha për falsifikimin e vulës së PD. Ata janë deputetët Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi, si dhe Ivi Kaso, Ervin Minarolli. Bëhet fjalë për veprën penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 190 paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal. Në kallëzim drejtuar SPAK-ut thuhet se këta janë përsona që kane patur funksione në PD, kanë dijeni për rregullat e statutit, dhe e kanë kryer veprën penale të përdorimit të vulës dhe simboleve për të realizuar qëllimet e tyre, pavarësisht se ishin në dijeni të pasojave ligjore. PD e ka depozituar kalëlzimin në SPAK, pasi 3 nga të kallëzuarit janë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko