Zv/ministri për Mbrojtjen e Qytetarëve, Niko Toska është zyrtari i parë i kabinetit qeveritar të Tsipras që ka dhënë dorëheqjen, pas zjarrit apokaliptik që përfshiu rajonin e Atikës, ku humbën jetën mbi 90 persona.
Siç shkruajnë edhe mediat greke, ditën e sotme kryeministri grek, Alexis Tsipras ka pranuar dorëheqjen e Toskas që e kishte paraqitur një javë më parë, madje dhe e ka firmosur.
Pas këtij vendimi Tsipras falenderoi zv/ministrin Toskas për punën e bërë dhe për bashkëpunimin, ndërsa tashme kompetencat për këtë detyrë i kalojnë ministrit të Brendshëm Panos Skurleti.
Ndërkohë, në një deklaratë për mediat, Toskas tha se falënderonte Tsipras për besimin që i kishte dhënë.
“Dua të falënderoj sinqerisht kryeministrin për besimin që më caktoi në këtë detyrë. Fatkeqësia natyrore dhe humbjet njerëzore në Mati tejkalojnë vullnetin tim për të vazhduar, gjë që e kam thënë edhe publikisht që prej fillimit. Kam provuar gjatë gjithë jetës time për të ofruar mbrojtje për vendin dhe qytetarët. Falënderoj të gjithë burrat dhe gratë e Brigadës së Zjarrit, Policisë Greke, Forcat e Armatosura, Rojën Bregdetare, si dhe vullnetarëve që luftuan për t’u përballur me zjarrin dhe i ndihmuan njerëzit”.
