Skip to content

Berisha i shkon në seli, Basha mbyllet në zyrë së bashku me Gazment Bardhin dhe anëtarë të tjerë të Këshillit Kombëtar

Ish kryeministri, Sali Berisha ka mbërritur pak minuta më parë në selinë e PD, i shoqëruar nga anëtarë të Komisionit të Rithemelimit të PD.

Ai është pritur me ovacione të mëdha nga punonjësit e selisë ndërkohë në sallën tjetër ndodhet vetë kryetari i PD Lulzim Basha i cili ka mbyllur dyert gjatë mbledhjes që po mban së bashku me sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhin dhe me anëtarët e tjerë të Këshillit Kombëtar.

Deri më tani nuk është bërë asnjë reagim nga ai sa i përket mbërritjes së Berishës në selinë e PD, ndërsa nga pamjet e siguruara nga brenda sallës ku Basha po mban mbledhjen paraqitet vetëm një gjendje e heshtur dhe e tensionuar njëkohësisht.

/faxweb