Ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar se kthimi i tij si kandidat për kryetarin e ri të PD-së është momenti më i bukur i kësaj konference të jashtëzakonshme.
Gjatë një deklarate për mediat, Berisha shprehu kënaqësinë nëse kandidon Këlliçi, por thotë se kryetari i ri i PD-së vendoset nga anëtarësia.
“Një ndër momentet më të bukura të kësaj konference të jashtëzakonshme është “Come-Back”(kthimi) im. Më impresionoi shumë Këllici”, tha fillimisht Berisha.
Këlliçi kryetari i ri i PD-së? “Për mua lë të kandidojë me kënaqësinë më të madhe, kam unë në dorë, por e kanë anëtarët të vendosin për kreun e ri të PD-së. Të bashkohemi gjithë demokratët”, tha Berisha.
…
/faxweb
