Skip to content

Akuza e fortë: Agron Kuliçaj ka kërcënuar deputetët e PD, kemi fakte, telefonatat

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zbuluar se deputetët e PD-së janë kërcënuar nga ish-funksionarë të partisë për të mos marrë pjesë në Këshillin Kombëtar të 18 Dhjetorit.

 Në një konferencë për mediat, Basha deklaron se Agron Kuliçaj, ish-truproja e Sali Berishës, ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka marrë në telefon demokratët dhe u ka bërë presion.

“Jam kulturë tjetër, edhe në çështjen më të padrejtë që janë ngritur për mua, jam përballur pa asnjë sprapsje.

Nuk do i japim kartë anëtarësie as Aqif Rakipit, as Tom Doshit dhe asnjë tjetri nga partitë e tjera.

Ku e ka frikën ky që të mos mblidhet Kuvendi Kombëtar. Nëse ky mendon se ka shumicën, pse nuk na lë të dalim zbuluar. Pse marrin në telefon, ish-badigardët e tij.

Që për fat të keq i kam pasur për tepër gjatë, përkundër këshillave të bashkëpunëtorëve, edhe në funksion të PD-së, njerëz që sot Tirana i tregon me gisht si bashkëpunëtor oligarkësh.

Ku e gjejnë guximin këto, Agron Kuliçi të marrë në telefon demokratët që të bëjë presion mos merrni pjesë në Këshilli Kombëtar.

Nëse na ka bërë një nder Sali Berisha, është që i ka marrë me vete këta. Çfarë frike kishte dje që u çonte SMS anëtarëve të Këshillit KOmbëtar dhe të mos vinin në mbledhjen tonë.

Çfarë frike ka nga delegatët e 18 dhjetorit. Ai e di që është pakicë absolute, është i vetëm”, deklaroi Basha.

Ndërkohë që i menjëhershëm ka qenë reagimi i Kuliçajt. Sipas tij, ai nuk ka komunikuar me asnjë deputet dhe nëse një gjë e tillë është e vërtetë, ai fton deputetët që ti bëjnë publike bisedat.

“Hedh poshtë me neveri shpifjet dhe trillimet rreth personit tim nga deputeti Basha.

As kam kërcënuar e as komunikuar me asnjë deputet, dhe ftoj çdo deputet të bëj publike komunikimet.

Mbas 8 vitesh në opozit Basha ka humbur besimin e demokratëve, perdorimi i emrit tim as nuk e ndihmon e shpëton”, ka thënë Kuliçaj.