Skip to content

Përmbytjet/ Peleshi për Fax News: Vjosa thuajse është tërhequr në shtratin e vet, brenda vitit do realizojmë projektin…

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në një lidhje telefonike për Fax News foli mbi situatën e përmbytjeve në vend duke thënë se momentalisht janë neutralizuar zonat problematike në vend.

Peleshi theksoi se lumi Vjosa që mbrëmjen e djeshme ka pësuar rënie në nivelin e ujit dhe thuajsë është tërhequr në shtratin e vet.

Ndër të tjera ministri tha se bashkë me Ramën po përgatitet një projekt për të parandaluar përmbytje në sezonin e ardhshëm duke ndërtuar një urë kryesore nën autostradë dhe sistem mbrojtjeje.

Peleshi: Zona më problematike janë në qarqet Fier dhe Vlorë, ndërkohë nga veriu në jug ka pasur reshje bore në zonat malore. Nuk janë bllokuar asnjë moment rrugët nacionale.

Përqendrohemi te Vjosa, prurja ka qenë historike sepse ia kaloi dhe 2018.

Mbrëmë ka pasur tërheqje të shpejtë të ujërave sepse kanë funksionuar kanalet kulluese, nuk ka pasur reshje shtesë dhe në këtë moment që flasim lumi Vjosa thuajse është tërhequr në shtratin e saj.

Patjetër që ka pasur dëme por është shmangur e keqja, sepse dy argjinaturat kryesore kanë shpëtuar mijëra hektarë toke nga përmbytja.
Vjosa është lumi I fundit i egër në Europë ndaj janë krijuar këto probleme.

Tani është kthyer në atraksion, qoftë në agroturizëm por dhe në mjedis.

Ne duhet të ndërtojmë një sistem alternative mbrojtjeje, ura përgjatë Vjosës nën autostradë.
Kur do të vihen në zbatim të gjitha këto projekte?

Kjo urë vështirëson rrjedhjen e ujit, dhe nëse fillojmë këtë vit sic e kemi folur me kryeministrin përgatitjen, sezonin tjetër do kemi shumë më pak probleme.

Nuk presim reshje këtë javë, dhe nuk presim as përmbytje. 75 trupa janë në terren duke ndihmuar banorët të evakuohen.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb