Skip to content

Vrasja e Jurgen (Dukës) Mezinit, zbardhet dëshmia e shokut të tij: Hymë në market dhe…

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja që ka ndodhur pas mesnate në Tiranë, ku mbeti viktimë shtetasi Jurgen (Duka) Mezini. 29-vjeçari mbeti fillimisht i plagosur, dhe ndërroi jetë disa orë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranës.

Shoku i Jurgen Dukës ka rrëfyer paraprakisht në orët e vona të mbrlmjes së kaluar kanë hyrë në një market ku janë përplasur me një të panjohur, pretendon O.D.

Jurgen Duka (Mezini), dyshohet në gjendje të dehur, ka filluar një konflikt me të panjohurin i cili ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar 29-vjeçarin.

Duka, mbeti i plagosur dhe u dërgus në spitalin e Traumës, por që nuk arriti tju mbijetonte plagëve.

Nga verifikimet e kryera nga policia, rezulton se viktima është person me precedent të mëparshëm kriminal kryesisht në fushën e drogës.

/faxweb