Skip to content

Vdekja e foshnjës në Has, flet mjeku: Nëna e tij ishte rëndë dhe ishte shtruar më parë në psikiatri, jetonte e vetme dhe…

Mjeku roje në spitalin e Krumës ka treguar detaje të reja sa i takon vdekjes së foshnjes 3 muajshe sot.

Ibish Avdyli tha për Fax News se nëna e tij ka pasur problem disa herë dhe jetonte në një banesë sociale e vetme. Ai po ashtu theksoi se për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore ishte shtruar pak kohë më parë dhe në psikiatrinë e Shkodrës.

Fëmija humbi jetën sot si pasojë e asfiksisë nga ajri I thatë, ku u mësua se e ëma nuk ishte treguar e kujdesshme me të sepse vuante nga depresioni.

Trupit të pajetë të foshnjës po i bëhet ekspertiza mjeko-ligjore.

Ibish Avdyli: Ne e kemi parë fëmijën në kontrolle.

Nënën e foshnjës e njohim dhe ka pasur problem, ajo ishte e vetme dhe jetonte në një banesë sociale. Ajo është rënduar shpesh nga ana psikologjike, ishte shtruar dia herë në psikiatrinë e Shkodrës.

Foshnja nuk ka pasur shenja dhune. Do t’i bëhet ekspertiza mjeko-ligjore dhe do të zbulohet çdo gjë, shkaku i vdekjes.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb